Mickoski: Shënimi i Shën Savës për 18 vite në Maqedoni simbolizon respektin e ndërsjellë, besimin, bashkëpunimin e mirë dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit serb dhe maqedonas

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’ua uroj festën e Shën Savës të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në shtet dhe ju uroj shumë shëndet, lumturi, begati dhe paqe shpirtërore.

Festa e Shën Savës po festohet për 18 vite në Maqedoni, që nga ndryshimet në Ligjin për Festa më 8 shkurt të vitit 2007, kur u shpall festë kombëtare për serbët në Maqedoni. Kjo tregon respektin dhe besimin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimin e mirë dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit serb dhe atij maqedonas.

Kontributi juaj në jetën shoqërore dhe publike tregon se së bashku, të bashkuar dhe përmes respektimit të dallimeve, kulturave dhe traditave, mund ta transformojmë Maqedoninë përpara dhe të sigurojmë për qytetarët një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt.

Maqedonia duhet të ndërtohet dhe të ketë përparim ekonomik dhe këtë mund ta arrijmë vetëm nëse jemi të bashkuar.

Prandaj, jam i bindur fort se ndërtimi i bashkëjetesës, tolerancës dhe miqësisë do të jetë një nga vlerat që do të na udhëheqë drejt realizimit të qëllimeve tona.

Të nderuar miq të komunitetit serb, ju uroj një ditë feste të bukur dhe të mbushur me gëzim.

Urime festa e madhe e Shën Savës!”

Me respekt,

Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë