Mickoski: Mickoski: Javën e ardhshme do të takohem me Sindikatën e AOJSH-së dhe do të diskutojmë për kërkesat e tyre

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, informoi se në fillimin e javës së ardhshme do të takohet me Sindikatën AOJSH-së, për të diskutuar rreth kërkesave të tyre, duke potencuar se vetëm ashtu do të gjendet zgjidhje e suksesshme.

“E kemi thënë shpesh se mënyra që kanë zgjedhur sindikalistët nuk është mënyra për të realizuar kërkesat dhe për të tejkaluar të gjitha këto çështje. Do të takohem absolutisht në fillim të javës së ardhshme, normal varësisht kohës që kanë në dispozicion. Unë nga kjo ngjarje do të shkoj sot në Qeveri, kam takime të rregullta duke filluar prej në orën dy, të shoh si është orari, do të propozojmë dy-tri orare, le të zgjedhin një. Do të takohemi, do të flasim, do t’i analizojmë gjërat bashkë, mes tjerash po përgatitet mbledhje e Këshillit Ekonomiko-Social, do të mund të flasim edhe atje. Kështu që vetëm me bisedë zgjidhen gjërat. Vetëm përmes dialogut mund të arrijmë një zgjidhje e cila do të jetë e suksesshme”, tha Kryeministri Miskoski.