Mickoski: Lufta kundër sulmeve kibernetike hibride është mbrojtje e sovranitetit të shtetit

Sfidë është të angazhohen ekspertë nga sektori TI në institucionet shtetërore, duke marrë parasysh dallimin në lartësinë e pagave në krahasim me sektorin privat, por Qeveria do të ndërmarrë hapa për tejkalimin e problemit, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski pas përfundimit të stërvitjes simuluese, të bazuar në skenar të sulmit kibernetik. Ai paralajmëroi edhe racionializimin e administratës, si dhe reforma, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes, e cila ka për qëllim ta rrisë ndërgjegjen për kërcënimet kibernetike dhe ta përforcojë kapacitetin e Qeverisë për menaxhim me kriza kibernetike, e në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital, në bashkëpunim me Sekretaritin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe projektit “Siguria kibertnetike rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

“Sot patëm, do të thosha, një ushtrim ku u simulua një sulm kibernetik ndaj një pjese të institucioneve shtetërore dhe më pas, natyrisht, u morën vendime nga Shtabi i krizave në Qeveri për hapat që duhen ndërmarrë dhe mendoj se nga e gjithë kjo mund të nxjerrim vetëm një mësim pozitiv, në mënyrë që, mos e dhëntë Zoti, nëse ndodh, të dimë si të reagojmë dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmarrim si Qeveri”, tha Mockoski.

Është mirë, shtoi ai, që nga partnerët tanë strategjikë të marrim përvojë se si funksionon e gjithë kjo.

“Si Qeveri, kemi vendosur prioritet në pjesën e digjitalizimit të shtetit, diçka që është shumë e rëndësishme dhe thelbësore. Kemi një fokus dhe prioritet të madh në këtë drejtim dhe po përpiqemi të korrigjojmë diçka që ndoshta në të kaluarën është bërë gabim”, u shpreh kryeministri.

Mickoski shtoi se kemi një situatë të çuditshme, kemi “recovery”, mbrojtje sekondare, gjegjësisht një Qendër të të Dhënave ose siç njihet si Data Center, e cila shërben praktikisht për rikthimin e të dhënave të humbura në rast të një sulmi kibernetik, por nuk kemi një qendër primare të të dhënave dhe pjesa më e madhe e institucioneve dhe serverëve përdorin “outsourcing” për t’u mbrojtur. Më saktë, secili mbrohet ashtu siç di dhe mundet, por kjo nuk është një qasje e organizuar.

“Kemi vendosur fokusin këtu për të krijuar një qendër primare të të dhënave, ose një Data Center, e cila më pas do të jetë e lidhur dhe e integruar me institucionet e shtetit, në mënyrë që të mund të jemi më efikasë në një vend, në një pikë. Dhe e gjithë kjo është në rangun e prioriteteve, njësoj si siguria e përgjithshme në shtet. Prandaj, mendoj se në periudhën që vjen kemi një sfidë të madhe këtu, e cila tashmë është e vendosur në prioritetet e Planit për Rritje, për të cilin presim financim dhe ndihmë nga Bashkimi Evropian. Kështu që, e gjithë kjo është pjesë e sigurisë së shtetit dhe ne si Qeveri kemi përgjegjësi të sigurojmë këtë siguri, sepse në këtë mënyrë mbrojmë sovranitetin e Maqedonisë si shtet”, tha kryetari i Qeverisë.

Në ngjarjen, përveç Mickoskit, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson dhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, tha se kërcënimet kibernetike rriten dhe janë kërcënim për ekonominë dhe stabilitetin, mënyrën e jetesës.

“Mbretëria e Bashkuar e përkrah vendin e juaj në përgjigjen ndaj këtyre kërcënimeve dhe së bashku punojmë në modelimin e përgjigjes adekuate, e kjo paraqet me të vërtetë aksion i NATO aleatëve dhe intervenim i përbashkët”, tha ambasadori.

Në fjalimin e tij, ministri i Transformimit Digjital, e theksoi rëndësinë kritike të sigurisë kibernetike në epçokën e sotme digjitale, duke theksuar se bota vazhdimisht po ndryshohet.

“Para 15 viteve simulimet për sulme digjitale do të supozonin sulme ekskluzivisht përmes tokës apo ajrit – aeroplanë, sulme bërthamore, ushtri apo tanke. Sot, kjo është hapësira kibernetike, por me pasoja potenciale reale dhe të rrezikshme. Para 15 viteve, sistemet elektronike kanë vuajtur nga përdorimi i keq, mosdituria ose mungesa sistematike. Sot janë cak i sulmeve strategjike hibride nga entitete shtetërore dhe joshtetërore. Kjo stërvitje simuese e ka testuar gatishmërinë tonë, por edhe e shpreh vendosmërinë tonë për të rritur rezistencën dhe t’i përforcojmë themelet e sigurisë kombëtare dhe rajonale kibernetike, përmes bashkëpunimit, ndihmës dhe përkrahjes”, tha Andonovski.

E përkrahur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasada britanike në Shkup, stërvitja simuluese shërbeu si hap në implementimin e zgjidhjeve të riaftësuara, mekanizmave dhe standardeve për sigurinë kibernetike për institucionet shtetërore.