“Së pari, më lejoni t’ju përshëndes, t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri, Gëzuar Krishtlindjet, ato që në të ardhmen do t’i festojmë. Më lejoni të uroj shëndet, si zakonisht, për ju dhe familjet tuaja, qytetarëve që na ndjekin. Të gjithë atyre që normalisht në periudhën e kaluar ishin me ne, të gjithë atyre që i festojnë këto festa dhe pas festave, ja po sjellim një lajm të mirë për qytetarët. Projektet e nisura, u përfunduan në një kohë rekord. Diçka që për mua është një sukses vërtet mbresëlënëse dhe për këtë dua të përgëzoj ministrin e Sportit dhe kryetarin e komunës së Radovishit dhe të gjithë ata që u përfshinë në rindërtimin e këtij objekti, po, nga pamja që kishte në të kaluarën, duket vërtet evropiane, përfaqësuese.
Pres që nga ky objekt të dalin një numër i madh i përfaqësuesve të volejbollit, basketbollit, hendbollit. Pinpongistë, sigurisht, mundësit që do ta shfrytëzojnë këtë objekt, sepse Radovishi në të kaluarën ka qenë çerdhe e shumë sportistave të mëdhenj maqedonas dhe pres që të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i mbështesim projektet e tilla. Sporti është fokusi ynë. Siç tha ministri, pa infrastrukturë nuk mund të kërkojmë rezultate. Pra, është shumë e rëndësishme që të kemi atë infrastrukturë bazë, sipas prioriteteve të Qeverisë, dhe më pas të presim dhe kërkojmë rezultate nga ata që do ta përdorin këtë infrastrukturë.
E di që edhe ministri i Sportit në territorin e gjithë Maqedonisë, edhe këtu në Radovish, kryetari i komunës ka një agjendë jashtëzakonisht ambicioze. Njëra me infrastrukturë sportive, tjetra përveç sportit ka edhe prioritete kryebashkiake. Një infrastrukturë që kërkohet nga njerëzit e lumtur, sigurisht që kanë nevojë.
Tani do të publikojmë thirrjen e re. Diku nga mesi i janarit, në fund të janarit, në gjysmën e dytë të janarit, që do të zgjasë tre muaj dhe komunat do të mund të konkurrojnë sërish me projekte dhe ne si Qeveri do të mund t’i financojmë në fushën e infrastrukturës.
Pra, pres bulevardë të rinj, rrugë të reja, kanalizime të reja, ujësjellës të rinj, kopshte të reja, shkolla të reja, rikonstruksion të të njëjtëve, ambiente të reja sportive e kështu me radhë, e kështu me radhë. Dua të them se ne mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që u kemi premtuar qytetarëve.
Edhe një herë, më lejoni të përgëzoj ministrin e Sportit dhe kryetarin e Komunës dhe të gjithë ata që u përfshinë për ta bërë këtë objekt të duket kështu. Unë e di se sa ka luftuar deputetja gjatë gjithë kësaj periudhe dhe brenda buxhetit për të siguruar mjete. Prandaj dua t’i përgëzoj të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e kësaj dhe në realizimin e projekteve të së kaluarës, por edhe për projektet e ardhshme këtu për Komunën e Radovishit.
Faleminderit”.
Deklaratë për mediat nga Kryeministri Mickoski gjatë vënies në përdorim të sallës sportive në Komunën e Radovishit