Mickoski: Do të ndërtohet urë e re pranë Bashino Sello, ura ekzistuese është e pasigurt për qarkullim
„Kryetari i komunës tha pjesën më të madhe të detajeve që lidhen për fat të keq me këtë që duhet të ndodhë tani dhe duhet të ndërmarrim këtë hap, sepse nuk duam të vijmë në situata që mund të çojnë në humbje të jetëve njerëzore. Për fat të keq, edhe pse në të kaluarën është konstatuar dhe kryetari i atëhershëm i komunës në vitin 2018 ka apeluar tek Qeveria e atëhershme që të bëhej rikonstruimi dhe t’i kushtohej vëmendje kësaj ure.
Është mirë të dihet se kjo urë është ndërtuar në vitin 1971 si një zgjidhje e përkohshme nga Armata e atëhershme. Pas kaq shumë vitesh, do të thosha se nëse e shohim sot, bëhet fjalë për 53 vite, kjo zgjidhje e përkohshme ngadalë por sigurt është kthyer në një zgjidhje të përhershme dhe kemi arritur në një gjendje ku është e domosdoshme të ndërmerren hapa të tilla.
Unë, në emrin tim, do të doja t’u kërkoja falje banorëve të Velesit dhe të gjithë atyre qytetarëve që, për fat të keq, në periudhën e ardhshme do të përballen me trafik të shtuar nëpër Veles dhe nuk do të mund të përdorin këtë urë për qarkullim. Me të vërtetë më vjen keq që kjo duhet të ndodhë, por është më mirë që ne të përballemi me një goditje politike sesa të ndodhë humbja e ndonjë jete njerëzore. Për fat të keq, 53 vite nuk është bërë asgjë, viti i 54-të me rradhë nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Kolegët nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, edhe pse, do ta përsëris, kryetari i atëhershëm i komunës në vitin 2018 ka apeluar, dhe përveç asaj se në vitin 2019 ura u rikategorizua nga lokale në shtetërore, nuk është bërë asgjë. Bëhet fjalë për shtatë milionë denarë të cilat janë kërkuar për të bërë riparimin e saj.
Asgjë nuk është bërë dhe tani ndodhemi në situatën që jemi, ku kolegët nga Fakulteti i Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kanë dalë me përfundim ku thuhet se, për momentin, ndalohet çdo lloj trafiku mbi këtë urë, sepse konstruktet janë me rrezik të lartë.
Ja se si duken përafërsisht mbajtësit horizontalë. Mund të shihni se si duket përafërsisht. Praktikisht kemi një shkatërrim total të armaturës dhe strukturës së betonit, përafërsisht kështu duket e gjithë kjo.
Ja përafërsisht edhe ndonjë fotografi të shohin qytetarët se si duket e gjithë kjo, kjo e gjitha është plotësisht e shkatërruar. Janë angazhuar edhe ekipe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë speciale janë këtu, zhvillohen dhe aktivitete zhytëse që të mund të kryejnë regjistrime prej anës së poshtme, në pjesën e themeleve që të mund tu japin të dhëna kolegëve prej Fakultetit të Ndërtimtarisë, sa më shpejt të mund të përgadisin zgjidhjen teknike për të cilën foli edhe kryetari i komunës,që të mundet më së voni brenda 90 ditëve të kemi një zgjidhje për qarkullim të pjesshëm, të paktën në një korsi, me përdorimin e sinjalizimeve me semafor.
Ndërkohë, rreth 50 metra më poshtë, shpresojmë që në gjysmën e dytë të këtij viti të fillojë ndërtimi i urës së re. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore më ka informuar se në periudhën e ardhshme, një apo dy javët e ardhshme, më së voni një muaj, do të përfundojë thirrja për përzgjedhjen e projektuesve. Ata menjëherë do të mund të fillojnë me projektimin. Projektimi do të zgjasë një ose dy muaj, pas së cilës do të nisë prokurimi publik, tenderi dhe presim që në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të përfundojë projekti dhe të përzgjidhet realizuesi e kështu me rradhë dhe të mund të ndërtohet ura e re.
Në një moment, siç tha edhe kryetari i komunës, do të kemi një trafik të përkohshëm këtu dhe njëkohësisht ndërtimin e një ure të re. Shpresojmë që së shpejti qytetarët të kenë qarkullim shumë më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në Veles.
E shfrytëzoj këtë mundësi për t’u kërkuar edhe njëherë falje banorëve të Velesit dhe zonave përreth, të cilët gjatë kësaj periudhe do të jenë dëshmitarë të një trafiku të dendur që do të zhvillohet nëpër qytetin e Velesit. Por, do ta përsëris, pikërisht për këtë jemi këtu. Unë, së bashku me kolegët, ministrin e Transportit dhe Zëvendëskryeministrin, ministrin e Punëve të Brendshme, deputetët, kryetarin e komunës dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike.
Është më mirë që ne të jemi ata që do të mbajmë atë peshë politike, sesa, mos dhëntë Zoti, të humbasim një jetë njerëzore dhe më pas të jemi fajtorë të gjithë për mosveprimet e mëparshme. Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur të ndërmarrim këtë hap.