Koalicioni VLEN do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me kandidat dhe lista të përbashkëta, duke forcuar më tej unitetin e tij politik. Lajmin e konfirmoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5.
“Ne, si VLEN, po funksionojmë mirë në këtë format – qoftë në fushatën e përbashkët, në hartimin e planprogrameve apo në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Për këtë arsye, edhe në zgjedhjet e ardhshme do të garojmë me kandidat dhe lista të përbashkëta,” deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se kjo qasje do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa pas zgjedhjeve lokale ka gjasa që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme.
“Fakti që secila parti po themelon organet e saj partiake tregon se me forcimin e radhëve tona, forcohet edhe VLEN-i. Prioriteti ynë kryesor mbetet realizimi i programit qeveritar,” shtoi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
- Bërvenica: Një fitore që flet përmes numrave
- Mohamed Alabar shet penthouse-in luksoz në Beograd në ujë, me sipërfaqe 344 metra katrorë
- Asani i reagon Kostovskit: Buteli nuk është pronë e jotja, qytetarët do të përgjigjen me votë
- Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
- Pasi votuan dhe fituan në Bervenicë, diaspora kthehet me krenari!
- Sot mblidhet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
- “Asnjë parti nuk i ka në pronësi votat”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë
- Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për shtetasit rusë, Moska përgjigjet me masa reciproke
- MPB: Zgjedhjet në Bërvenicë përfunduan pa incidente dhe pa shkelje të rendit publik