“Sot pata kënaqësinë të mirëpres z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, dhe ta uroj për detyrën e tij të re si i dërguar special. Në këtë takim të rëndësishëm, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë e rajonit tonë, duke vënë theks të veçantë te roli i faktorit politik shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe angazhimin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë bisedës, theksova rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, si Norvegjia, në avancimin e reformave dhe forcimin e demokracisë, në mënyrë që ta kemi të hapur rrugen drejt BE-se. Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik për vendin tonë – një aspiratë që pasqyron dëshirën e qytetarëve tanë për një të ardhme më të mirë.
Një tjetër pikë kyçe ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ku Norvegjia, me përvojën e saj të jashtëzakonshme, është një partner strategjik për të adresuar sfidat mjedisore që na prekin të gjithëve.
Ky takim theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit të përbashkët për të përballuar sfidat që na presin. Me angazhim të përbashkët, mund të krijojmë një të ardhme të mirë dhe plot mundësi për qytetarët tanë, duke i dhënë forcë e shpresë vendit dhe rajonit tonë!” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VMRO-DPMNE: Hipokrizi nga LSDM, kundër ‘Safe City’, por kërkojnë ndëshkim për vozitje pa leje
- Dimitrievski: Jam i kënaqur me rrogën që marr, por nuk jetoj nga ajo
- Shoqërohen në polici personat që kërcënuan gjatë protestës në Manastir
- Nikolloski: Me ekipin e ri, VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale
- Gostivar: Tre persona arrestohen me marihuanë, shoferi ishte pa leje dhe me automjet të paregjistruar
- Gostivar: Ishte në kërkim me fletarrest për vuajte të denimit me burg, arrestohet 45-vjeçari
- Ministri Aliu në Tiranë: Me themelimin e KPShK-së vendosen ura të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit
- Mashtrim në Manastir: Zhvatet me 7 mijë euro një 76-vjeçare nga një mjek i rremë
- Kreu i BDI Ahmeti mban mbledhjen e parë me degën e re të Kërçovës
- Qyteti i Sigurt, qytetarët: Po jep rezultate, por kanë edhe disa vërejtje