Mexhiti: Në Tetovë do të ndërtojmë shkollën e “Mesme Tekstile” me 3 kate (VIDEO)

Sot, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, vizitoi Komunën e Tetovës, ku realizoi takim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami.
Gjatë takimit u diskutua për projektet që janë ndarë për këtë komunë nga Qeveria dhe konkretisht nga Ministria e Mjedisit. Disa nga projektet janë në fazë realizimi, ndërsa për disa prej tyre procedurat tashmë kanë nisur.

Mexhiti sot gjithashtu përpos projekte gjigante për Tetovën potencoi edhe ndërtimin e shkollës së Mesme Tekstile ku sipas tij do të ndërtohet me tre kate.

“Ndërtimi i një shkolle të re teknike „Gjoc Stojçevski“, me tre kate – 148.5 milionë denarë (financuar nga Programi për dotacione kapitale për projekte në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024).” ka shkruar Mexhiti.