Melania vendosi kapele në inaugurimin e Trump/ Stilistja: Gjithmonë spikat për veçantinë e saj, ka dashur të tregojë autoritet

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, një vëmendje të madhe tërhoqi dhe zonja e parë Melania Trump. Veshja e saj me kapele u komentua nga të gjithë dhe transmetoi shumë mesazhe.

Në një lidhje me Skype për “Virtual Wars”, stilistja Anila Konomi, u shpreh se me veshjen e saj ka dashur të tregojë autoritet, ndryshe nga veshja e mandatet të parë, që u akuzua se kopjoi Zhaklin Kenedi.

Ndërsa, Trump, sipas saj, i qendron stoik stilit të tij me kostum dhe kollare të kuqe.

“Me veshjen e mandatit të parë u akuzua se kopjoi Zhaklin Kenedi, por kësaj here ka dashur të jetë vetëvetja. Të vish me një kostum të zi vetëm Melaine mund ta bënte se po të vëmë re zonjat e tjera kanë zgjedhur ngjyrën blu.

Nuk më duket aspak çudi që e shoh zonja Melaina me këtë veshje sepse ajo gjithmonë spikat për veëantinë e saj. Ndërsa, zoti Trump gjithmonë preferon kollaren ngjyrë të kuqe dhe ndonjë simbol të flamurit në xhaketë”, tha Konomi./abcnews.al