Ditët e fundit thashethemet në lidhje me një divorc të mundshëm mes Princ Harryt dhe Meghan Markle janë bërë më të besueshme.
Spekulimet filluan kur Vanity Fair America publikoi një histori kopertine javën e kaluar duke pretenduar se ekipi i Dukeshës së Sussex kishte qenë në bisedime private me një shtëpi botuese për të marrë informacione në lidhje me një libër të mundshëm për çiftin Meghan- Harry.
Sipas burimeve të raportuara nga burimi amerikan Page Six Princ Harry dhe Meghan nuk mund të ndahen pasi ata vlerat e tyre më të mëdha i kanë teksa qëndrojmë së bashku. Nëse ata ndahen asnjëri nuk do të ketë sukses në punët e tyre.
Një tjetër burim i afërt i dyshes tha se deri më tani nuk ka dëgjuar asnjë libër që do të botohet për Dukën dhe Dukeshën e Sussex.
Së fundmi, vetë Harry kishte komentuar me ironi spekulimet për divorcin e tij nga Meghan . Gjatë fjalimit të tij në New York Times DealBook Summit 2024 dhjetorin e kaluar, princi në fakt kishte deklaruar se, sipas thashethemeve, çifti do të kishte lëvizur shtëpinë apo edhe divorcuar “10 ose 12 herë”, duke i cilësuar spekulime të tilla “absurde”.
“Është e vështirë të vazhdosh me këtë spekulim. Kjo është arsyeja pse unë i injoroj ata”, tha princi.