Mbyllet aksi rrugor Gjevgjeli – Bogdanci, mjeti për pastrimin e borës rrëshqet nga rruga

Për shkak të rrëshqitjes së një borëpastruese, nga ora 9:50 e sot është ndërprerë qarkullimi në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci në të dy drejtimet, njofton Shoqata e Automjeteve të Maqedonisë (AMSM).

Ekipet kujdestare të “Rrugës së Maqedonisë” po punojnë për pastrimin e të gjitha rrugëve shtetërore, njoftoi paraditen e sotme Ministria e Transportit.

Pastrimi i rrugëve vazhdoi gjatë gjithë natës dhe e gjithë makineria dhe fuqia punëtore e kompanisë vazhduan punën paraditen e sotme.

Trafiku, shton Transporti, po zhvillohet në rrugë të lagështa me mbetje balte.

Andaj, ata apelojnë që drejtuesit e mjeteve të kenë pajisje dimërore, të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe rekomandimet e shërbimeve të komunikacionit.