Marco Rubio betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Marco Rubio, është sekretari i ri i Shtetit amerikan.

Rubio u betua sot pas konfirmimit në senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e lexoi betimin përpara zëvëndëspresidentit, James David Vance.

Marco Rubio, në këtë pozitë e pason Antony Blinken, i cili shërbeu gjatë administratës Biden.

Të hënën në Washington është mbajtur ceremonia zyrtar e transferimit të pushtetit nga presidenti Joe Biden tek presidenti i ri Donald Trump.