Lumturia e munguar…?!

Skënder MULLIQI

Ajo që quhet lumturi, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, zakonisht vjen nga plotësimi i nevojave të akumuluara, e që është më shumë e mundur vetëm si një episod.Një fjalë e urtë thotë: “Ëndrra e lypësit është të gjejë thesarin, dhe ëndrra e mbretit është të gjejë dashurinë”. Ne mund të mos e dimë se çfarë duam të gjejmë vërtetë. Për të gjetur lumturinë, ndoshta duhet së pari të dimë se kush jemi dhe më pas të zbulojmë se çfarë po kërkojmë? Në Kosovë, për fat jo të mirë sigurisht, shumica do të identifikohen më lehtë me një lypës sesa me një mbret! Dhe çfarë, për më tepër, duhet të thotë kjo? Që ëndrrat tona të lumturisë janë më së shumti të lidhura me materialin, se nuk kemi nevojë as të shkojmë përtej kësaj? Për shumicën sot në Kosovë, lumturia do të thoshte të gjenë një punë të përhershme në institucione apo në kompani të ndryshme. Gjithçka pas kësaj duket si e mirëqenë. Cili është ideali i lumturisë sot? Nga ajo që po shohim dhe po ndëgjojmë , është që të merrët një karton jeshil dhe të largohesh nga Kosova?Rinia shumica po largohen nga vendi. Apo disa edhe po bëjnë ndonjë emër këtu në një apo dy profesione të mundshme të dëshirueshme ? Çfarë është në të vërtetë lumturia sot në Kosovë?Një udhëtim në natyrë nuk konsiderohet më lumturi, as ardhja e cirkut në katund apo qytet.Duket së as ndrrimi i stinëve apo ardhja e verës nuk po krijon shumë lumturi.Shumë kush planifikon pushimet, e disa jo pakicë mendojnë si ta sigurojnë bukën e gojës!Apo të pyesesh dikend se ku do ta presesh vitin e ri, që dikur dukej pakësa e detyrueshme , sot këto pyetje dhe shumë të tjera duken komike.Njerëzit nga gjendja jo e mirë sociale dhe ekonomike janë mbërthyer të mbesin në gjirin familjar si ngushllim për të pasur diqka më shumë në jetë.Sikur kjo gjendje na është krijuar për të izoluar njerëzit, për ti larguar nga rrethi dhe shoqëria e gjerë.Duket së bashkë më lumturinë ka humbur shumë edhe dhëmbshuria për njeri tjetrin, që dikur ishin tiparët më të mira për të gjithë neve.Kategoria e njerëzve të lumtur duken më shumë të tjetërsuar nga vetja, nuk janë të lumtur , ose nuk janë normal!Apo janë të pasur të turpshem.Pra, nese doni të jetoni në Kosovë të përshtatur , në harmoni me mjedisn dhe të bëni mimikën tuaj siq duhet, ankohuni! Mos qesh me zë të lartë rastësisht, përveçse me një grimasë të thartë dhe të dhimbshme. Mos e mashtroni veten duke u gëzuar në mëngjes, as lulen, as barin, as zogun. Gëzohuni vetëm në fshehtësi, në errësirë ​​dhe pas dyerve të mbyllura. Në fund të fundit, a ka gjë më të bukur se sekreti i lumturisë? Thjesht po e ndërlikoj pak, që ata që i analizojnë të gjitha të mos e kuptojnë se për çfarë e kam fjalën në të vërtetë…Jeta është e vështirë apo jo?