Viti i ri ka mbërritur tashmë në disa vende të botës, teksa të tjera e presin me spektakël fishekzjarresh dhe festimet tradicionale.
Por jo kudo ka festë këtë fundvit. Një seri shpërthimesh ndodhën herët në mëngjes në Kiev.
Në të njëjtën kohë Forcat Ajrore të Ukrainës dhanë alarmin për sulme me raketa në të gjithë vendin.
Pavarësisht sezonit të festive, sulmet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë vazhduar dhe I vetmi sinjal shtrëngimi duarsh në këtë kohë, ishte shkëmbimi I 300 të burgosurve të luftës.
Gaza e pret edhe këtë fundvit mes sulmeve izraelite, shkatërrimit, urisë dhe vdekjes.
Një armëpushim aq shumë I kërkuar nuk u arrit as gjatë muajve të fundit.
Në ditët e fundit 5 foshnja kanë vdekur nga i ftohti, teksa familjet janë zhvendosur në tenda pa kushtet e nevojshme, në një kohë që tëmperaturat bien.
Po në Lindjen e Mesme, Libani është në kontrollin e një krize të rëndë ekonomike dhe shumë zona u dëmtuan gjatë luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila përfundoi me një armëpushim, për të cilin të dyja palët kanë thënë se shtë shkelur.
Sirianët ndërkohë janë mes shpresës dhe pasigurisë për vitin e ardhshëm pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Assad.
Pas gati 14 vitesh lufte që ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në vend, 3.7 milionë të moshës shkollore janë jashtë sistemit arsimor.
Viti 2024 mbyllet në konflikt edhe per Izraelin dhe rebelët Houthi në Jemen.
Pasi Izraeli ka sulmuar disa herë gjatë ditëve të fundit, Houthit lëshuan një raketë drejt Tel Avivit në ditën e ndërrimit të viteve.