LSDM: “Shportat” e VMRO-DPMNE-së janë një dështim i plotë

Politikat e qeverisë së Mickoskit dhe DPMNE-së me të ashtuquajturat kosha, rezultuan të dështojnë plotësisht. Çmimet nuk kanë rënë, por për disa produkte janë rritur. “Shportat” sollën më shumë dëme për qytetarët. Vaji i ullirit, vezët, sheqeri, produktet e qumështit, bizelet, fasulet, thjerrëzat, gjithçka është më e shtrenjtë, reagojnë nga LSDM.

“Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave e konfirmojnë edhe një herë – çmimet po rriten, qytetarët kanë shpenzime jetese gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre. Kostoja e jetesës në dhjetor 2024 është rritur me 4.4%, produktet bazë të jetës, pa të cilat nuk mund të imagjinohet shtëpia, janë rritur me 4.3%”, shtuan nga partia.

Sot përfundon “shporta e Vitit të Ri”, e cila ka nisur të aplikohet më 15 dhjetor. Kjo masë ka mbuluar mbi 1100 produkte të cilat janë reduktuar me 10 për qind.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo