LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tyre, derisa pacientët në Klinikën e Onkologjisë po luftojnë për jetën e tyre, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe zyrtarët e saj të paaftë po tregojnë mosinteresim të plotë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Për një javë e tërë Klinika ka mbetur pa barna bazë për terapi biologjike dhe personat në gjendje kritike janë të detyruar të kërkojnë mënyra për të shpëtuar veten. Kjo është një fatkeqësi që është rezultat i qasjes jashtëzakonisht amatore dhe të çorganizuar të qeverisë. Ata akuzojnë drejtorin e Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski se në vend që të kërkojë zgjidhje urgjente po përdorë të njëjtën histori arsyetimesh. Një gjë është e qartë: paaftësia dhe mosinteresimi i kësaj qeverie rrezikon drejtpërdrejt jetë njerëzore. Çdo ditë vonesë do të thotë jetë të humbura. Është koha për veprim dhe përgjegjësi urgjente – kjo nuk është më vetëm çështje politike, por çështje jete a vdekjeje, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dhunë ndaj të miturve
- Gjurmë jete 8000-vjeçare pranë Shkupit, në Orman zbulohen figurina dhe vegla të lashta
- Mickoski në takim me drejtuesit e Deutsche Telekom: Transformimi digjital dhe zhvillimi teknologjik janë prioritete strategjike të Qeverisë
- Marihuanë në taksi dhe arrestime të tjera
- Sali: Barazia dhe besimi në institucione janë thelbësore për të ardhmen evropiane
- ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha
- Dita e Kulturës Japoneze me Javën e 19-të të Filmit Japonez, punëtori origami dhe çaj japonez
- LSDM: Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme për të shmangur përgjegjësinë për “Alta Bankën”, Bërvenica përdoret si alibi
- AVMU hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Nuk kishte censurë, vetëm zbatim të Kodit Zgjedhor
- “Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin