Lindi foshnja e parë në vitin e ri 2025 në Maqedoni të Veriut

Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë njoftoi se foshnja e parë e lindur këtë vit është djalë.

Foshnja gëzon shëndet të mirë, peshon 3,190 kilogramë dhe ka lindur pikërisht në orën 00:01.

Nëna e foshnjës së porsalindur është Sanja Talevski.

Foshnja e parë në vitin 2025 ka lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup në orën 00:01.
“Këtë vit e nisëm me një princ! Foshnja është djalë, peshon 3190 gramë, është 50 centimetra i gjatë dhe është fëmija i parë për mamanë dhe babanë,” njoftuan nga GAK Shkup.

Princit i urojmë shëndet të fortë, fëmijëri të lumtur, ëndrra të realizuara dhe shumë prapësira fëmijërore, që flasin për gëzime të mëdha fëmijërore.