Kurti premton dronë “Made in Kosova”

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë shpalosjes së programit për katër vitet e ardhshme, ka premtuar buxhet mbi 1 miliardë euro për ushtrinë, funksionalizmin e fabrikës së municioneve, si dhe zhvillimin e dronëve ushtarak “Made in Kosova”. Kurti paralajmërojë themelimin e njësisë së përbashkët ushtarake me Republikën e Shqipërisë, si dhe vazhdimin e rekrutimit të kadetëve të rijnë. Ai gjithashtu theksoi synimin që brenda mandatit të përfshihen mbi 1 mijë gra-vajza ushtarake.

“Gjatë mandatit të ri do të zhvillojmë dronët ushtarak “Made in Kosova”. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjeve të armatimit, stërvitjes dhe edukimit, brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere. Do të krijojmë njësinë e përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e rekrutimi i kadetëve të rinjë do të vijojë me ritëm të shtuar. Synojmë që brenda mandatit të ri, do të kemi 1 mijë gra-vajza ushtarake”, tha Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje .