Kurti nuk ndihet përgjegjës që shteti nuk mori njohje gjatë mandatit të tij

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe pse nuk ka ardhur asnjë njohje nga pesë vendet mosnjëhëse të BE-së gjatë mandatit të tij qeverisës, ai shton se njohje nuk ka pasur nga tetori i vitit 2008.

Tutje ai shton se është e vështirë për të lëvizur në atë drejtim, njofton Klankosova.tv.

Në një intervistë për KosovaPress, i pari i ekzekutivit shtoi po ashtu se njohja e Kosovës nuk varet vetëm nga ta.

“Besoj se pjesa kryesore e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës kanë ndodhur në vitin e shpalljes së Pavarësisë 2008. Le të mos harrojmë se nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, këto pesë që nuk na njohin, nuk na njohin që nga tetori i vitit 2008, kur ishte njohja e fundit nga një anëtar i Bashkimit Evropian, përkatësisht Portugalia”.

“Prej tetorit 2008, e tash jemi në janar të 2025-ës, 16 vjet e gjysmë ne i kemi pesë shtete mosnjohëse. Është e vështirë të lëvizet aty, dhe për neve, kruciale janë pikërisht këto pesë shtete”, tha Kurti.

“Përtej kësaj, ne në politikën e jashtme kemi qenë më shumë të përqendruar në substancat tu themi të drejtën, sepse njohjet nga jashtë nuk po varen vetëm prej neve”.