Kryeministri Mickoski do të vëjë në përdorim rrugën e shpejtë Kumanovë (Stracin) – Kriva Pallankë në Korridorin 8

Ju njoftojmë se nesër, më datë 4 janar 2025 (e shtunë), me fillim në orën 12:30, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vënien në përdorim të rrugës së shpejtë Kumanovë (Stracin) – Kriva Pallankë në Korridorin 8.

Ndërtimi i rrugës së shpejtë Kriva Pallankë – Dllaboçicë – Stracin (Çatal) ka filluar në maj të vitit 2018 dhe ka gjatësi prej 25,55 kilometra.

Vlera totale e investimit për ndërtimin është 93,7 milionë euro, nga të cilat 80,20 milionë euro janë financuar nga Banka Botërore dhe grant prej 13,50 milionë euro.

Rruga e shpejtë është ndërtuar në dy faza, si më poshtë:

Loti i parë, aksi Dllaboçicë – Stracin (Çatal), me gjatësi prej 15,55 kilometra me vlerë investuese të ndërtimit prej 43,75 milionë euro, i financuar nga Banka Botërore dhe grant mjete.
Loti i dytë, aksi Kriva Pallankë – Dllaboçicë, me gjatësi prej 10 kilometra, është përfunduar brenda afatit. Vlera investuese e ndërtimit është 50,54 milionë euro, i financuar nga Banka Botërore dhe grant mjete.

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Në vazhdim është lokacioni nga nyja e re e rrugës së shpejtë, prej ku do të drejtoheni drejt vendit të ceremonisë: