Kredia hungareze prej 250 milionë euro! Do të mund të konkurrojnë edhe ish politikanë dhe familjarë të tyre
Edhe disa ish politikanë do të mund të kenë qasje deri te një pjesë e 250 milionë eurove nga Hungaria të destinuara për kompanitë. Të premten më 17 janar Qeveria e ndryshoi konkluzionin e sjellë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, me çka disa lojtar të theksuar në sektorin energjetik që ndërtojnë hidrocentrale të vogla dhe fotovoltaik do të mund të konkurrojnë për këto mjete.
Në mesin e tyre, një pjesë e familjes Zaev-i, djali i liderit të BDI-së Ali Ahmetit, ish zv.kryeministri për ekonomi, Koço Angjushev, vëllau i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, ish kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Qeveria në seancën e së premtes lejoi që paratë hungareze të shfrytëzohen edhe për burime të ripërtritshme të energjisë të destinuara për prodhimin e energjisë. Në konkluzionin e vjetër që u soll në nëntor, theksohej se këto kapacitete energjetike mund të jenë vetëm për kapacitetet e veta prodhuese.
Ky ndryshim i vogël në pamje të parë, është i mirë sipas Odës ekonomike të Maqedonisë qëllimi themelor i të cilës është që të mbroj interesat e anëtareve të saj.
Përndryshe në Odën Ekonomike ekziston Asociacion energjetik që kujdeset për avancimin e punës dhe zhvillimit të kompanive në sferën e energjetikës, kryetar i të cilit është Koço Angjushev, ndërsa ka edhe Grupacion për burime të ripërtritshme të energjisë.
Kompanitë që do t’i marrin paratë hungareze, ndaj bankave do të duhet ta kthejnë kredinë i cili mund të jetë deri në 10 milionë euro me 20% pjesëmarrje, me grejs periudhë deri në tre vjet, pagesë deri në 15 vjet dhe normë interesi prej 1.95% në nivel vjetor, që mbetet te bankat komerciale. Qytetarët nga xhepi i tyre do të paguajnë normën e interesit prej 3.25% ndaj Hungarisë në lartësi prej 122 milion euro.