Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART), raporton Ekonomia Online.
FSK-ja njofton se Ushtrimi Fushor “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë.
Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.