Koalicioni VLEN nuk e ka sjellë Ballkanin e Hapur, por e ka gjetur aty, si një barrë të rëndë që BDI non grata ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve. Ky projekt nuk ka qenë asnjëherë në interes të shqiptarëve, të Maqedonisë së Veriut apo të rajonit, por një plan i përgatitur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për qëllime të errëta që vetëm ata i dinë! Koalicioni VLEN ka qenë i qartë që nga dita e parë: Ballkani i Hapur është një projekt pa vizion, apo me vizion që i ka shërbyer Vuçiqit dhe Vulinit dhe interesave të ngushta të BDI-së, në dëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Falë përpjekjeve tona të palodhshme, jo vetëm që kemi kufizuar dëmet e këtij projekti, por dalë nga dalë po e largojmë plotësisht shtetin tonë nga ky projekt i sjellur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Kujtojmë BDI-në se Bujar Osmani dhe Artan Grubi më shpesh janë takuar me Vuçiqin dhe Daçiqin sesa me Albin Kurtin. E gjithë vëmendja jonë si koalicion në qeveri do të jetë te Procesi i Berlinit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë
- Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për Bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari
- Sejdiu: Pa votat e VLEN-it nuk do të fitonte Arkin Jahiji në Bërvenicë
- Familja njofton për varrimin e Adonisit dhe foshnjës nga tragjedia në Gjilan
- Rama braktisi studion pasi u pyet për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Jared Kushner, gazetari amerikan publikon emisionin e plotë
- A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar Osmani
- U mbajt protesta e gjashtë kundër femicidit në Prishtinë
- Skandal në Qendrën për të Huaj: Policja dyshohet për vjedhje, eprori për ngacmim seksual
- Vuçiq: Nuk mund të më gjejnë asgjë, nuk frikësohem se do të më burgosin
- Mickoski: Po e thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë, synimi është më shumë investime dhe PBB më e lartë