Koalicioni VLEN nuk e ka sjellë Ballkanin e Hapur, por e ka gjetur aty, si një barrë të rëndë që BDI non grata ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve. Ky projekt nuk ka qenë asnjëherë në interes të shqiptarëve, të Maqedonisë së Veriut apo të rajonit, por një plan i përgatitur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për qëllime të errëta që vetëm ata i dinë! Koalicioni VLEN ka qenë i qartë që nga dita e parë: Ballkani i Hapur është një projekt pa vizion, apo me vizion që i ka shërbyer Vuçiqit dhe Vulinit dhe interesave të ngushta të BDI-së, në dëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Falë përpjekjeve tona të palodhshme, jo vetëm që kemi kufizuar dëmet e këtij projekti, por dalë nga dalë po e largojmë plotësisht shtetin tonë nga ky projekt i sjellur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Kujtojmë BDI-në se Bujar Osmani dhe Artan Grubi më shpesh janë takuar me Vuçiqin dhe Daçiqin sesa me Albin Kurtin. E gjithë vëmendja jonë si koalicion në qeveri do të jetë te Procesi i Berlinit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kasami: Brenda dy muajsh zgjidhet problemi me emrat e mbi 300 rrugëve në Tetovë
- Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’
- Klekovski: Buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna për pacientët me kancer
- Gjatë 24 orëve 15 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve
- Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
- Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën
- Filipçe: Mickoski po punon kundër interesave shtetërore
- Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes
- Studentët shqiptarë u bëjnë thirrje politikanëve për mbështetje në protestën e 6 prillit për gjuhën
- Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime