Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dënimin e Vinicius Jr

Të martën, Real Madridi u njoftua se Vinicius Junior kishte marrë një pezullim me dy ndeshje në La Liga, pas kartonit të kuq kundër Valencias fundjavën e kaluar. Kjo do të thotë se 24-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Las Palmas në shtëpi dhe Real Valladolid në udhëtim më vonë këtë muaj.

Në këto rrethana, ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm për Real Madridin, i cili tani do të ketë Vinicius Jr në dispozicion për Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, ka pasur indinjatë për sanksionin e dhënë nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, veçanërisht nga Leganes.

Sipas Diario AS, klubi me bazë në Madrid është i zemëruar me Viniciusin që u dënua vetëm për dy ndeshje, pasi lojtari i tyre Oscar Rodriguez u pezullua me katër ndeshje për një incident të ngjashëm gjatë humbjes 5-2 muajin e kaluar në shtëpi kundër Villarrealit.

Zyrtarët apo drejtuesit e klubit Leganes thuhet se janë “në mosbesim” ndaj “standardeve të dyfishta” të dukshme të përdorura nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ndërsa ky ishte skenari më i mirë për Real Madridin, ata shpresojnë që të mos ketë asnjë sanksion për Vinicius pasi një apel pritet të bëhet në 24-48 orët e ardhshme.

Ata besojnë se një dënim do të ishte i padrejtë në këto rrethanat, duke pasur parasysh se braziliani dyshohet se pësoi abuzim racist në momentin e incidentit me portierin e Valencias, Stole Dimitrievski.