Klajdi tha se ishte i dashuruar në të, kështu reagon Elvana në Instagram

Këngëtarja Elvana Gjata ishte temë debati mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Banori i kësaj shtëpie, Klajdi Musabelliu tha se ai ishte “i dashuruar” në këngëtaren derisa ata ishin në showun “Ethet e së premtes mbrëma”, të cilin show e kishte fituar Klajdi.

Por, ajo që ra në sy ishte se Klajdi tha se ai “nuk ia kishte shprehur dashurinë asnjëherë Elvanës” – gjë të cilën në humor e shndërroi Gjesti duke thënë se edhe ai “ndihet i dashuruar në Beyoncen”.

E sot, Elvana ka postuar një story në Instagram ku ka të veshur një fustan të kaltër. Sigurisht këngëtarja nuk ka reaguar për këtë “pëlqim publik” që ka bërë Klajdi në BB ose thjesht nuk dëshiron të merret me të.

Klajdi tha se ishte i dashuruar në të, kështu reagon Elvana në Instagram