“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja kirurgun e shquar, Dr. Refet Murtezani, një emër që ndriçon në botën e mjekësisë. I lindur në Saraj të Shkupit, Dr. Murtezani u detyrua të kërkojë horizonte të reja larg vendlindjes, duke ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në Turqi.
Dhjetë vite më parë, ai kishte ëndërruar të shërbente në spitalet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të shpëtonte jetë në tokën ku u rrit. Përkundër dëshirës së madhe, politika e atëhershme ia kishte mbyllur dyert Dr. Murtezanit, duke ia mohuar jo vetëm një mundësi, por edhe të drejtën për t’i dhënë diçka vendit të tij.
Sot, me përvojën dhe ekspertizën e fituar në një nga sistemet shëndetësore më të avancuara, Dr. Murtezani është i gatshëm të rikthehet. Jo për famë, jo për përfitim, por për t’i shërbyer popullit të tij. Për të ndarë me kolegët njohuritë e tij, për të sjellë një frymë të re në shëndetësinë tonë dhe për të siguruar që çdo pacient të ketë kujdesin që meriton.
Ky është vizioni ynë: të kthejmë profesionistët në vendin e tyre. T’i hapim dyert atyre që dikur u përjashtuan padrejtësisht. Të ndërtojmë një sistem ku talenti dhe përkushtimi shpërblehen e nuk pengohen. Dhe mbi të gjitha, të rikthejmë besimin se ky vend mund të jetë shtëpia e secilit që dëshiron të kontribuojë për të mirën e përbashkët” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksion policisë në autostradën “Miqësia”: Sekuestrohen 65 kg marihuanë, arrestohen dy persona
- Prindërit e viktimave nga tragjedia në Koçan, ende nuk kanë përgjigje zyrtare për shkaqet e vdekjes së fëmijëve të tyre
- Rritja e çmimit të derivateve, rëndohet puna e Ndërmarrjeve Komunale
- Deklaratë e fortë nga Marin Mema: Mos prekni të drejtën e shqiptarëve për provime në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut!
- Mevlan Ademi mohon lidhjet politike: Protesta e 6 prillit është kauzë për të drejta, jo për interesa parti
- Studentët organizatorë të studentëve të jurisprudencës janë ftuar në polici për bisedë informative
- Ndotet lumi Vardar në Gostivar
- Kasami: Brenda dy muajsh zgjidhet problemi me emrat e mbi 300 rrugëve në Tetovë
- Kërcënoi familjen Haradinaj, dërgohet në Psikiatri Korab Bajgora që e konsideron vetën si ‘‘profeti i fundit’’
- Klekovski: Buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna për pacientët me kancer