Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në “Real Story “ në televizionin ABC, foli edhe për çështjen e avancimit të Gjuhës Shqipe. Ai tha se tre herë është ndryshuar ligji, që nuk njihet si ligji i gjuhës shqipe, por ligji i gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve dhe BDI nuk arriti ta vendos në Kushtetutë si Ligji për gjuhën Shqipe. Ne tani po e bëjmë këtë dhe po e avancojmë gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
“Me ligjin për Gjuhën shqipe do të avancohet përdorimi i Gjuhës Shqipe. Kemi bisedime të avancuara me kryeministrin që në pakon e radhës së Ndryshimeve Kushtetuese të largohet definicioni 20% për gjuhen shqipe dhe gjuha shqipe në Kushtetutë të Maqedonisë të definohet si gjuhë Shqipe. Ne garantojmë se nuk do të degradohet gjuha shqipe por do të avancohet”, ka deklaruar Kasami”.
Ai tha se, në Qeverisjen e VLEN, në praktikë dëshmohet se gjuha shqipe po përparohet.
“Në praktikë e tregojmë avancimin e gjuhës shqipe. Këtë periudhë në Kuvend është Ligji për të drejtën e fëmijëve, ku të gjithë të punësuarit shqiptarë, provimin dhe licencën ta marrin në gjuhën shqipe. Ku nuk ka qenë paraprakisht. Ku shqiptari, i punësuar në çerdhet e Tetovës, shqiptar, nuk ka mund ta marrë provimin dhe licencën në gjuhën shqipe”, tha mes tjerash kryetari i Lëvoizjes BESA, Bilall Kasami.
Ai theksoi se BDI 20 vite nuk e bëri këtë, 10 vite nën mbikëqyrjen e kryeministrit Rama, BDI nuk e bëri këtë avancim të gjuhës shqipe.