‘Je gruaja e një majmuni’/ Partnerja e Raphinhas denoncon sulmet raciste

Natalia Rodrigues Belloli, bashkëshortja e sulmuesit brazilian të Barcelonës, Raphinha, nuk po qëndron më e heshtur. Influencerja ka vendosur ta ngrejë zërin kundër mesazheve plot me ofendime raciste dhe seksiste që ka marrë pas ndeshjes së Champions League mes Barcelonës dhe Benfikës, e cila përfundoi me përmbysjen dramatike të ekipit katalanas.

Goli “heroik” i Raphinha ka shkaktuar një valë urrejtjeje drejtuar ndaj saj, të cilën Natalia nuk është e gatshme ta tolerojë.

“Ju e dini që pothuajse kurrë nuk i ekspozoj këto gjëra, por kjo nuk është as një e treta e asaj me të cilën njerëzit na sulmojnë”, – shprehet braziliania në fillim të reagimit të saj. E lodhur nga situata, ajo ka vendosur të publikojë disa nga këto mesazhe, nën dixhiturën “shihni se sa e sëmurë është bota”.

Gruaja e sulmuesit të Barcelonës ka treguar se “kjo është vetëm një pjesë e vogël e sulmeve që kemi marrë”, mesazhe të cilat përfshijnë ofendime të rënda dhe jashtë çdo konteksti, duke goditur në mënyrë të pamëshirshme edhe djalin e tyre. Mesazhe si: “Put*na braziliane”, “Gruaja e një majmuni të pandershëm” dhe “Djali yt është i Koundé” janë disa nga fyerjet që ka marrë në Instagram.

Pas denoncimit të fuqishëm të Natalia, shumë nga llogaritë që i kishin dërguar këto mesazhe janë fshirë, ndërkohë që ajo ka publikuar emrat e përdoruesve që i kanë dërguar ofendimet. Me këtë reagim publik, Natalia synon të ndërgjegjësojë opinionin publik për racizmin dhe urrejtjen që ende ekzistojnë në botën e sportit dhe përtej.