Izet Mexhiti takon Forumin e Gruas: Çairi, bastion strategjik i LD, gratë shtylla e zhvillimit të shoqërisë
Roli i gruas në politikë dhe rëndësia e Çairit si një bastion politik ishin në qendër të takimit të Kryetarit të Lëvizjes Demokratike dhe Zëvendëskryeministrit të Parë me Forumin e Gruas në Çair.
Gjatë takimit, u diskutua mbi koordinimin dhe strukturimin e degës së partisë në këtë komunë, ndërsa u theksua rëndësia jetike e përfshirjes së grave në politikë. “Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese, duke ndikuar pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e shoqërisë,” deklaroi ai.
Mexhiti nënvizoi se Çairi mbetet një pikë strategjike për vizionin politik të Lëvizjes Demokratike, duke e cilësuar këtë komunë si një bastion kyç të partisë. Ai shprehu përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për të forcuar strukturat organizative dhe për të punuar në projekte që pasqyrojnë nevojat dhe aspiratat e qytetarëve të kësaj zone.
“Bashkë për një të ardhme më të drejtë dhe progresive,” ishte mesazhi që përmbylli këtë takim.