“Me kënaqësi ndaj lajmin për projektet madhore që do të realizohen në Çegran gjatë vitit 2025, të cilat janë investime të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Gostivarit:
– Ndërtimi i rezervuarit të ri dhe rrugës së qasshme, me një vlerë prej 30 milionë denarësh.
– Ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit nga Forina deri në Çegran, me një vlerë prej 28 milionë denarësh.
– Ndërtimi i kanalizimit të fshatit.
Këto projekte janë rezultat i angazhimit të përbashkët dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunës. Pas takimit konstruktiv me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ku diskutuam prioritetet kryesore për përmirësimin e infrastrukturës, më pas, pata nderin të takoj banorët e Çegranit, ku ndava me ta lajmin për këto investime të rëndësishme, që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme.
Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit!” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nafie Selmani pyet Qokun: Pse nuk reagove për studentët e Tiranës kur i dêrguan në Kumanovë?
- Arrestohet një 19-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje nga një veturë
- Mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan, do t’i jepet Danimarkës për të dënuarit e vet
- Arrestohet 71 vjeçari, ngacmon seksualisht 40 vjeçaren para vajzës së mitur
- MF: Me Ligjin e ri të Lojërave të Fatit vendosen rregulla të reja për giveaway: leje, kompensim dhe kushte të përcaktuara qartë për organizimin e tyre
- Drejtori i Doganave: Kemi duar të lira për të punuar për çdo rast, në vijim është një hetim për mallrat e akcizës – presim të arkëtojmë shuma milionëshe nga detyrimet e shmangura
- VLEN: Me reforma dhe partneritet të fortë avancojmë drejt BE-së
- Mucunski: Vendimet nga Samiti në Ankara do ta përforcojë Aleancën e NATO-s
- “Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike
- Mickoski: Maqedonia vazhdon me reformat, forcimin e ekonomisë, institucioneve dhe sundimit të ligjit