Isen Shabanit i merren kompetencat për menaxhim me institucionin parashkollor

Komuna e Vrapçishtin ka njoftuar se, ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mori vendim që, kryetarit Isen Shabanit t’i merren kompetencat për menaxhimin me institucionin parashkollor. Komuan thotë se ky vendim është marr në kundërshtim me ligjin, që siç thotë, do të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të eliminuar këtë padrejtësi.

“Ju njoftojmë se më datë 28.01.2025, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka marrë Vendim për heqjen e kompetencave përkatëse të Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, përkatësisht, Ministria ka marrë në dorëzim ingerencat për menaxhimin e institucionit parashkollor publik IPKKF Pranvera – Vrapçisht.

Ky vendim është marrë në kundërshtim me normat ligjore pozitive dhe përbën ndërhyrje në kompetencat e përcaktuara me ligj të vetëqeverisjes lokale, respektivisht të Kryetarit të Komunës.

Gjithashtu, ju informojmë se Komuna e Vrapçishtit do të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të eliminuar këtë padrejtësi, përkatësisht këtë veprim arbitrar të ministrisë përkatëse në lidhje me funksionimin e çerdhes IPKKF Pranvera – Vrapçisht”, thotë Komuna e Vrapçishtit.