“Jemi të detyruar të informojmë publikun se postimet përcjellin në mënyrë jo të besueshme rezultatet e anketës që Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike i publikoi më 22 janar 2025, kanë reaguar nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, pasi nga Bashkimi Demokratik për Integrim u shpërndanë rezultatet e kësaj ankete, ku BDI prin bindshëm ndaj koalicionit VLEN.
“Rezultatet e përcjella në postimet e përmendura në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si retingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për të pohuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e përkrah partinë politike BDI. Rezultatet i referohen afërsisë së disa prej respondentëve me partitë. Përqindjet e paraqitura janë nxjerrë nga vetëm një pjesë e mostrës së respondentëve (rreth 40%) të cilët fillimisht kanë raportuar se janë të afërt me një parti politike. Në pyetjen e radhës, vetëm atyre respondentëve u kërkohet të zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar në të gjeturën e afërsisë së një pjesë të popullsisë me partitë, e jo me të gjetur për rejting partiak që vlen për të gjithë popullsinë. Jemi të mendimit se ky lloj dezinformimi i publikut krijon dëme të drejtpërdrejta në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil për të kontribuar në krijimin e një debati të shëndetshëm politik të bazuar në prova. Kërkojmë nga aktorët përkatës politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave në opinion.
Sipas tyre Grafiku i shpërndarë në postimet e BDI-së në Facebook, të cilit i mungojnë informacione kyçe, gjendet në f. 44 të materialit anketues.
Në të, thuhet qartë se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të respondentëve, gjithsej 421 të anketuar (pak mbi 40% nga mostra e përgjithshëme), e dhënë e cila është nuk është cekur në postimet e partisë politike BDI.
Kujtojmë se nga anketuesit, BDI ka marrë 12.4 për qind përkrahje
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka marrë 3.9 për qind
Lëvizja Besa 1.7 për qind
Alternativa 1.7 për qind
Lëvizja Demokratike 1 për qind
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës me 0.8 për qind. /tvklan.mk