Zlatan Ibrahimovic tha se drejtuesit e Milanit “rrezikuan shumë ” duke shkarkuar Paulo Fonsecën për të sjellë Sergio Conceicaon, por siguroi se klubi s’ka ta bind Marcus Rashford. “Milan është një nga klubet më të mëdhenj në botë”, tha ai
Rossonerët morën një vendim drastik më 30 dhjetor pas barazimit 1-1 me Romën, duke shkarkuar Paulo Fonsecën dhe duke sjellë Conceicaon, por pak kush priste një ndikim kaq dramatik.
Ai arriti dy fitore të rëndësishme pasi u rikthye në klub, kundër Juventusit dhe Interit për të ngritur trofeun e Superkupës së Italisë në Riyadh, derisa ai festoi me një cigare dhe bëri një vallëzim në dhomën e zhveshjes.
“Ajo që donim ishte një reagim, të befasojmë ekipin me këtë ndryshim trajneri. E rëndësishme është që ekipi pranoi mënyrën se si punon Sergio Conceicao, ai fitoi Superkupën, por nëse nuk e mbajmë këtë vazhdimësi, atëherë Superkupa do të vlejë më pak,” tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.
“Është e rëndësishme që ta mbajmë këtë formë dhe të marrim pikët për t’u ngjitur tabelën.”
Duke marrë parasysh ndryshimin që bëri Sergio Conceicao, i cili ishte në listën e ngushtë gjatë verës, a ndjejnë Milanistët keqardhje që nuk e kishin zgjedhur atë që në fillim?
“Nuk ka keqardhje. Kur merr vendimin, duhet të besosh tek ai dhe ne besuam, por kishte një mungesë konsistence dhe duhej të merrnim një rrezik”, siguroi Ibrahimovic.
“Ne jemi një ekip, punojmë së bashku dhe çdo vendim merret së bashku. Secili ka përgjegjësitë e tij dhe padyshim kjo është një përvojë e re për mua, mësoj çdo ditë dhe fillova në një klub ku presioni është gjithmonë maksimal. Nuk kam frikë nga sfidat, përkundrazi, më nxitin. Jam i përulur dhe e di se duhet të përmirësohem me kohën”.
Fjalën i përulur zakonisht nuk e lidhin me Ibrahimovic-in.
“Jam i përulur kur fitoj ose humbas, por arrogant kur luaj”, tha ai duke buzëqeshur.
Ka shumë raporte që Milan po përpiqet të sjellë Rashford me huazim nga Manchester United, por përballet me konkurrencë të fortë nga Juventus dhe sidomos Barcelona.
Duke qenë se ata janë ish-shokë ekipi, a ka përpjekur Ibrahimovic ta bindë sulmuesin e Anglisë të bashkohet me ta?
“E njoh shumë mirë Rashford-in, kam luajtur me të kur ishte i ri, tani ai është rritur dhe ka bërë gjëra të mëdha me Manchester United. Nuk mendoj se kam nevojë ta bindi, sepse Milani është një nga klubet më të mëdhenj në botë dhe të gjithë duan të vijnë këtu”.
“Siç janë gjërat sot, nuk është një operacion i lehtë, por nuk kemi folur ende me të. Do të shohim nëse do të flasim me të”.