I merret celulari një personi në Gostivar dhe i kërkohen 3 mijë denarë për tia kthyer si dhe kërcënohet me mjet të mprehtë
Me datë 03.01.2025 në ora 01.10, personi A.Z. (20) nga Gostivari, ka raportuar se N.M. nga Gostivari para një jave në mënyrë të kundërligjshme ia ka marrë celularin dhe i ka kërkuar 3000 denarë për ta kthyer telefonin edhe pse nuk i ka pasur borxh. Më datë 01.01.2025 rreth orës 17:30 janë takuar në park në rrugën “Major Çede Filipovski”, me ç’rast i akuzuari i ka marrë para nga raportuesi duke e kërcënuar me mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS