Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, po e vazhdon fushatën zgjedhore me premtime të mëdha në sektorin e ekonomisë, shkruan Gazeta Metro.
Përpos rritjes së pagave për 50%, rritjes së pensioneve për 70%, si dhe ndarjes së bursave në vlerë prej 25 milionë eurosh, Hamza ka premtuar edhe investime kapitale.
”Mbi 6 miliardë euro investime në projektet kapitale dhe zhvillimore për Kosovën që mundet ma mirë”, shkroi Hamza duke ndarë gjithashtu edhe një video nga tubimet e mëdha në Skenderaj dhe Prishtinë.
Bedri Hamza, i cili i prin listës së PDK-së që në këto zgjedhje garon me numrin 131, sot do të mbajë takime e tubime në Prishtinë dhe Kaçanik.