Hamasi bën gati listën me 34 pengjet që mund të lirojë përmes armëpushimit

Hamasi pritet të lirojnë 34 pengje në fazën e parë të një marrëveshje të mundshme armëpushimi me Izraelin.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë i Hamasit për BBC, teksa mbetet e paqartë se sa pengje kanë mbetur gjallë.

Në mesin e tyre mësohet se janë 10 gra dhe 11 meshkuj që i përkasin moshës nga 50 deri në 85 vjeç si dhe fëmijë të vegjël për të cilët Hamasi u shpreh më parë se ishin vrarë në një sulm ajror izraelit.

Gjithashtu, pjesë e listës së kësaj marrëveshje përfshihen dhe ata që janë të sëmurë.

Raportimet nga Gaza e drejtuar nga Hamasi thonë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë më shumë se 100 persona fundjavën e kaluar, ndërsa nga zyra e kryeministrit izraelit i ka mohuar raportet që flasin për një listë pengjesh që Hamasi ia ka ofruar Izraelit.

Negociatat e një armëpushimi mes dy vendeve rifilluan në Doha të Katarit, por bisedimet ende nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj situate.