Grubi në listën e zezë, Zejdi: Edhe SHBA-të e dinë që Mijallkovi i siguroi votat për ta ndryshuar emrin e shtetit

Pasi ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-ve, i pyetur për këtë, Skender Rexhepi tha se nuk e shqetëson dhe se qëndrojnë në në vijë me SHBA-të. Por Zejdi tha se nuk përzihet në politikën që bëjnë SHBA-të pasi siç tha, ka rezerva dhe shtoi se, edhe këta të fundit kanë pasur informacion se për ndryshimin e emrit, 8 deputetë u siguruan nga Sasho Mijallkov.

“Do të thotë nëse i kthehesh…reteron, do të pyesësh çfarë roli ka pasur pikërisht ai Sasho Mijallkov në ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut…Kush i siguroi? Këto informacione i kanë ditur edhe faktori ndërkombëtar, i kanë ditur edhe SHBA-të që 8 deputetë u siguruan nëpërmjet atij, tash kjo politik që e bëjnë SHBA-të unë nuk dua të përzihem fare, sepse personalisht kam rezervat, personalisht thash, por megjithatë nuk dua të përzihem fare. Në Amerikë? Ndaj përpilimit të listave. Edhe ato kanë hallet e veta, qeveria në kalim, qeveria që vjen”, tha Zejdi në Daily Click.