Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thotë se nuk beson që Trump me të vërtetë synon të përdorë forcën ushtarake për të kapur Grenlandën ose Kanalin e Panamasë. për të komentet janë si një paralajmërim për Kinën dhe aktorët e tjerë globalë që të qëndrojnë larg nga interesa të tilla të rëndësishme strategjike.
”Mendoj se mund të përjashtojmë mundësinë që në vitet e ardhshme SHBA-të do të përpiqen të përdorin forcën për të aneksuar territorin për të cilin ata janë të interesuar”, tha Meloni në konferencën e saj të parë për shtyp të vitit të ri, ku ajo u mbush me pyetje rreth marrëdhënieve të saj me Trump dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Elon Musk.
Meloni vlerësoi edhe se pas paralajmërimit të Trump qëndron një protagonizëm kinez i shtuar ndaj Kanalit të Panamasë me rëndësi tregtare dhe Groenlandës së pasur me burime natyrore.