Prej orës 17 të së dielës Policia Greke nuk lejon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës drejt vendit fqinjë.
– Advertisement –
E gjithë kjo sipas helenëve ka ardhur për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset e vendit fqinjë.
Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë për orë të tëra janë në pritje për të kaluar drejt vendit fqinjë, ndërkohë që nga dita e sotme shumë autobusë presin në rradhë me shpresë për të vijuar udhëtimin.
Nga policia greke janë lejuar të kalojnë drejt vendit të tyre vetëm veturat edhe ato të pajisura me zinxhirë.
Nga ana e autoriteteve tona të kufirit thuhet vetëm se janë në pritje të palës greke për normalizimin e situatës.