I përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka sjellë raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët.
Në një shkrim në X të enjten, Grenell ka shpërndarë shkrimin e Kurtit të 22 korrikut të vitit të shkuar për vendimin e Joe Bidenit për largim nga gara për president në SHBA. Tek e ka shpërndarë postimin, Grenelli ka thënë se raportet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Bidenit.