Viti 2025 e gjen Gostivarin me buxhet historik të miratuar nga ana e këshilltarëve të Komunës, nën udhëheqje të kryetarit Valbon Limani.
I pari i Komunës tregon se si do të bëhet shpërndarja dhe ku do të harxhohen mjetet.
“Është diku rreth 27 milion euro, më i larti në historinë tonë duhet të cekim se kemi rritje prej buxhetit të vitit të kaluar për diku afër 20%. Është buxhet i cili do t’i siguron qytetit zhvillim të mirë, do të siguron projekte në fushën e ambientit jetësorë, projekte në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve gjithashtu do të siguron projekte të cilët kanë të bëjnë me sportin, kultrurën dhe në të gjitha fushat ku ka nevojë të intervenohet” – tha Valbon Limani.
Thotë se si komunë do të jenë të koncentruar në projektet infrastrukturore.
Shuma për investimet kapitale do të arrijë rreth 5 milion euro, shumë e cila deri tani nuk ka ndodhur, të themi 20 apo 30 vitet e fundit në komunën tonë. Projektet kryesore të komunë do të jenë të natyrës së infrastrukturës rrugore gjithashtu, infrastrukturës nën-tokësore ku bëjnë pjesë edhe kanalizimet fekale dhe atmosferike. Gjithashtu, flasim për terene sportive për të rinjë në planifikimin për 2025 është edhe një pishinë shkollore” – tha Limani.
Limani tregon edhe një risi që është paraparë me buxhetin e 2025.
“Si risi unë si kryetar komune e propozova edhe masën 6.000 denarë për çdo fëmijë të posalindur në komunën e Gostivarit. Përveç kësaj kemi paraparë që edhe gjatë fillimit të vitit shkollorë në shtatorë t’i përmbajmë prindërit të cilët do të kenë fëmijë në klasë të parë me nga 2.000 denarë gjithashtu, një ndihmë e cila do tua lehtësojë fillimin e vitit shkollorë të gjithë prindërve në komunën e Gostivarit” – tha Valbon Limani.
Për më tepër, Limani dje ka shpërndarë edhe bonusin prej 30 mijë denarësh për fëmijun e parë të lindur në komunë të Gostivarit.
Ndryshe, para festave të fundvitit të gjitha komunat kanë miratuar buxhetin, veç Gostivarit, Klan Maqedoni gjatë javës që lam pas, ka vizituar, Haraçinên dhe Sarajin dhe do të vazhdojë pas festave edhe me komunat tjera shqiptare dhe jo vetëm.