Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta kampioni i Europës me Realin

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Spanjës, Juan Manuel Villa, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e ka njoftuar vetë klubi “Los Blancos” me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Juan Manuel Villa ndihmoi Real Madridin të fitonte Kupën e katërt Europiane (Champions League) në vitin 1959. Me Real Zaragoza, ai fitoi një herë Kupën e Panairit dhe 2 trofe Copa de España.

Ai gjithashtu fitoi Kampionatin Europian të vitit 1964 me kombëtaren spanjolle.