Fushata zgjedhore në Kosovë/ Partitë politike ashpërsojnë kritikat mes vete

Pa kaluar tri ditë nga nisja e fushatës zgjedhore është ashpërsuar gjuha e partive politike në Kosovë. Përveq kritikave për mospunë ajo që dukej më e ashpër ishte krahasimi që kryeministri njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i bëri partisë kundërshtare Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti në fjalimin e tij para simpatizantëve në Pejë e ka krahasuar LDK-në me mizën.

Por i pyetur për këtë krahasim kryetari i LDK-së , Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë, pasi ka “përpara prezantimin për punët e ardhshme e jo sharjet me partitë tjera.

Dek02. Lumir Abdixhiku- Kryetar i LDK-së
“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë, kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete, për ide të ardhshme se si bëhet vendi. Nuk jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave, jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës… E kryeministrin në ikje e ftoj edhe për ballafaqim publik e t’i masim idetë për idetë për ardhmen. Për t’u sharë i kemi disa tjerë por nuk e kam ndërmend këtë fushatë me u shajtë”

Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.