Filipçe: Bojkoti i paralajmëruar i marketeve është disfata më e madhe e politikave të gabuara të qeverisë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se bojkoti i paralajmëruar i marketeve është disfata më e madhe e politikave të gabuara të qeverisë dhe kulmi i pakënaqësisë së qytetarëve.
“Fatkeqësisht hipokrizia e Mickoskit dhe DPMNE-së ka arritur kulmin. Pasi ai personalisht dhe partia lejuan që çmimet në supermarkete të rriteshin në qiell dhe nuk bënë asgjë, ata tani kinse do të mbështesin një bojkot të marketeve. Qytetarët nuk janë naivë dhe e dinë shumë mirë se kush është përgjegjës për situatën. Ata e dinë saktësisht se kush i drejtonte fushatat e rreme PR me shportat, çmimet e të cilave jo vetëm nuk u ulën, por në fakt u rritën. Me gjithë nxitimin për të fituar sërish ndonjë pikë politike, Mickoski dhe VMRO-DPMNE, nuk e kuptojnë se plotësisht e kanë pranuar dështimin në menaxhimin me këtë situatë”, ka shkruar Filipçe.
Sipas tij, tani kemi një paradoks të papare ku qeveria do të protestojë kundër vetvetes.
Kjo është politikë Monti Pajton e Qeverisë e cila ka humbur kontaktin me realitetin pas vetëm tetë muajsh në pushtet. Mickoskin nuk e interesojnë qytetarët dhe këtë e dëshmon çdo ditë”; publikoi Filipçe.