Përpjekjet e qeverisë për të gjetur mënyrë që t’a relativizojë ritjen e çmimeve enorme të produkteve elemementare për mbijetesë,siç e kanë emëruar si shportë mujore,për një familje katër antarëshe.
Ky akt duhet të vlersohet si përpjekje qëllimdashëse,në marjen e vendimeve për ngrirrjen e çimeve të disa produkte për të zbutur sadokudo nevojën e produkteve elementare për të mirën e qytetarëve. Mvarsishtë se sa i dha efektet e pritura ky akt,ngelën që qytetarët t’a vlerësojnë vetë ose të ipen rezultatet e bëra nga sondazhet e organizatave qytetare.
Si vektor matës i intenzitetit qarkullues të qytetarëve jashtë kufirit na bindë fakti se qytetarët shpesh udhëtojnë individualishtë apo në mënyra të organizuara për shoping në Selanik,për furnizime me produkte ushqimore me ujë natyral,lëngje,fruta, perime,veshmbathjeve,pjesëve rezerve për servisime të ndryshme,ushqime të konzervuara,për bukuritë urbane,natyrore etj.
Edhe në të kaluarën Selaniku dhe Triesta,e kanë patur primatin si qendra grumbulluese të devizave prej vendeve fqinjë.Historia n’a përsëritet ngase akoma nuk mundemi të çlirohemi nga lëvozhga e botkuptimeve njëmendësore,qytetarët pësojnë si shkëmbi nga rahja e valëve.
E marën rugën për në Greqi,sepse atje i gjejnë me çmime më të volitshme se këtu,disa artikuj gjenden edhe me çmime më të ulta edhe nën 30%.Parashtrohet pyetja pse në Greqi të gjenden prodhime me çmime më ulta se te na,kur bëhet fjalë për prodhime identike me të këtushmet,e dime se atje fuqia puntore paguhet shumfish në krahasim tek na.Me këtë akt ndodh transferimi Euros nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Kjo dukuri duhet të shërbejë si piknisje e hulumtimit të shkaqeve të cilat i bëjnë më të shtrejta prodhimet vendore. Do të ishte e nevojshme që paraprakisht të hulumtoheshin faktorët të cilët u bënë shkas që të riten çmimet e produkteve ushqimore,para se të miren vendime për ngrirrjen e çmimeve të mallrave të zgjedhura për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.Defekti duhet të jetë i brendshëm nëse e detektojmë defektin do të zgjidhen shumë probleme të natyrës ekonomike dhe njëkohësishtë do të sanohen.
Nexhat Bexheti