Enver Idrizi në lidhje me një vajzë serbe, e bija e tij ia poston fotot: Unë dhe mami kemi vuajtur nga dhuna e tij

Ish-boksieri i njohur Enver Idrizi është përfshirë në trazira në aspektin familjar.

Një lidhje e tij e re me një vajzë serbe, dukshëm më e re në moshë, ka bërë që të plasin mospajtimet në shtëpi.

Romanca e Idrizit e cila zhvillohet prej kohësh ka hasur në kundërshtime të forta nga vajza e tij.

Ajo e ka degjeneruar publikisht figurën e Idrizit përmes disa postimeve në Instagram.

“Kam vuajtur nga dhuna fizike për shumë vite. Për shkak të agresionit të tij, isha pa shtëpi, jetoja vetëm, pa pare dhe pa shkollë. Mu desh ta lija shkollën sepse më duhej të fitoja para për tu kujdesur për mamin tim. Për muaj, kam qenë në terapi nga një idiot”, është shprehur ajo përmes një story, duke aluduar në babain e saj.

Në një tjetër postim, Sanija ka thënë që ajo dhe nëna e saj kanë shpëtuar nga Enveri.