Enis Bardhi është zyrtarizuar nga skuadra turke, Bodrumspor. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka firmosur kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me ekipin e Bodrumsporit, me çka në verë do të jetë sërish futbollist i lirë, ku do të kërkojë një ambient të ri. Bardhi te Bodrumspori transferohet pas largimit nga Trabzonspori ku ishte viteve të fundit, por për shkak të minutave të pakta për lojë, shkupjani vendosi të gjej një skuadër të re, 6 muaj para përfundimit të kontratës. Skuadra e re e Bardhit synon mbijetesën në Superligën e Turqisë dhe aktualisht është në pozitën e 16-të me 16 pikë të tubuara. Kujtojmë se Bardhi kishte oferta edhe nga disa klube tjera të Turqisë, por kërkohej edhe nga tre skuadra nga La Liga e Spanjës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kur premtimet për ndryshim përfundojnë në emërime familjare
- TRAGJEDI: Ndahet nga jeta studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi, jetonte në Gjermani
- Kuvajti: Sulmi iranian dëmtoi energjinë elektrike dhe uzinën e desalinizimit
- LSDM: Siljanovska-Davkova po mbron interesat e VMRO-DPMNE-së, jo të qytetarëve
- Sulm me send të fortë në Xhepçisht, policia heton dy të dyshuar
- Dorëzohet kallëzim penal kundër shtetasit kosovar që dhunshëm e kaloi vijën kufitare, pasi u kap duke tentuar të kontrabandojë drogë
- BDI Tetovë kërkon mbikëqyrje ndaj emërimit të Albi Qamilit: Ushtron në mënyrë të paligjshme dy funksione
- Osmani i përgjigjet VLEN-it: Takimet diplomatike janë detyrim kushtetues, bashkëqeverisja është zgjedhje politike
- 24-vjeçari nga Kosova arrestohet pasi iku nga kontrolli doganor në Bllacë, tërhoqi zyrtarin me veturë
- Valmir Aziri në mbështetje të Rami Mislimit: Ka një vijë që nuk kalohet, familja është e shenjtë