Elon Musk mbron ‘gjestin e tij të dorës’ që e bëri gjatë festes së inaugurimit të presidentit Trump

Elon Musk ka kritikuar ata që “e kanë gozhduar” teksa mbrojti një “gjest të sikletshëm të dorës” që disa e kanë krahasuar me një përshëndetje naziste.

Musk është kritikuar për një gjest që bëri të hënën teksa iu drejtua një turme fansash të MAGA-s gjatë një festimi të inaugurimit të presidentit Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet fjalë për një veprim që shpejt u bë viral, duke bërë që kritikët të pretendonin se gjesti ishte një referencë e hapur ndaj Adolf Hitlerit dhe nazistëve.

Musk shkoi në platformën e tij të mediave sociale X për t’u mbrojtur, duke deklaruar se kundërshtarët e tij ‘kishin nevojë për mashtrime më të pista’ dhe se ‘sulmi ‘të gjithë janë Hitleri’ është shumë i lodhur”.

Gjesti i dyshimtë i Musk vjen pasi ai bëri disa deklarata në javët e fundit në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë.

Musk u shfaq në skenë të hënën në Capital One Arena në Uashington DC, ku mbështetësit e presidentit të sapo inauguruar ishin mbledhur për një miting.