“EL CLASICO” kulmon sonte në finalen e Superkupës së Spanjës

Sa herë që Real Madridi dhe Barcelona takohen mes vete, thuajse krejt opinioni sportiv gjithandej botës, aty e ka fokusin.

E diela e dytë e janarit, i ballafaqon sërish rivalët e përbetuar në finalen e Superkupës spanjolle, njofton Klankosova.tv.

Vitin e kaluar “Mbretërit” triumfonin 4-1 ndaj “Blaugranas”.

Megjithatë madrilenët janë me shije të hidhur aktualisht kundër kundërshtarit të “urryer”, pasi në duelin e fundit në kuadër të LaLigas, humbën 0-4 para tifozëve të tyre në “Santiago Bernabeu”.

Për kampionët e Spanjës dhe të Evropës, ndeshja e sotme që zhvillohet në stadiumin “Mbreti Abdullah” në Jeddah të Arabisë Saudite, është një mundësi ‘hakmarrje’ për atë disfatë të thellë të 26 tetorit 2024.

Pos kësaj, për Realin triumfi në këtë kompeticion do të thoshte edhe barazim me tituj të Superkupës, pikërisht me Barcelonen, pasi këta të fundit e kanë fituar 14 herë këtë trofe, kurse “merengezët” një më pak, raporton Klankosova.tv.